Flash News

KRYESORE

E mohoi shtatzëninë, Marina Vjollca fotografohet me barkun e fryrë

Disa ditë më parë, mediat rozë nuk pushuan së shkruari se Marina Vjollca është shtatzënë dhe është në pritje të një fëmije, nga martësa me Getoar Selimin.

Mirëpo, shumë shpejt Marina reagoi dhe e mohoi në mënyrë kategorike mundësinë se është në pritje të një fëmijë, madje postoi edhe foto të saj me barkun e sheshtë, për të vërtetuar se lajmet e qarkulluara janë të rreme.

Por, ditët e fundit, ndërsa ndodhet me pushime, ajo ka ngjallur sërish zërat, nisur nga fotot e postuara në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga këto foto, ajo që bie në sy menjëherë është barku i saj i fryrë dhe paksa i rrumbullakosur.

Edhe ndjekësit e saj nuk ka rreshtuar së komentuari se moderatorja e njohur mund të jetë shtatzënë. Megjithatë, mbetet të presim në ditët në vijim të mësojmë një herë e mirë nëse bukuroshja e ekranit shqiptar është apo jo shtatzënë.

Të fundit