Flash News

KRYESORE

E moshuara rrëfen bisedën me drejtorin e shkarkuar: Më tha se stafi emërohet nga deputetët

E moshuara rrëfen bisedën me drejtorin e shkarkuar: Më tha se

Hëna Caka, 77 vjeçarja e cila denoncoi sorollatjet në ALUIZNI-n e Beratit, ka rrëfyer për ‘News 24’, bisedën që ka zhvilluar me Përparim Sinon, ish-drejtorin e shkarkuar nga kryeministri Edi Rama.

E moshura u shpreh se Sinos i kishte kërkuar shkarkimin e stafit, si përgjegjësit për këtë situatë, por ish-drejtori është treguar i pafuqishëm duke thënë se punonjësit emërohet nga deputetët e PS.

“I vajta në zyrë dhe i thashë shkarko stafin se nga ata të erdhi e keqja. Më tha stafin se mbaj unë në punë, i mbajnë deputetët. I kanë caktuar deputetët këta”, ka deklaruar Caka.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pas atij të Ermonela Felajt, ku vërtetohet ndërhyrja e paligjshme e deputetëve në punët e institucioneve.

Të fundit