Flash News

KRYESORE

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, policia e Durrësit arreston nipin 21-vjeçar: E goditi me thikë në kokë

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, policia e Durrësit

Policia e Durrësit zbardh ngjarjen e një dite me parë, kur një 81-vjeçare u gjet e pajetë në banesë në lagjen Nr.16.

Pas hetimeve, rezultoi se gruas i ishte shkaktuar vdekja nga një goditje në kokë. Dyshohet se Floresha Shkurti, 81 vjeçe u godit me thikë në kokë disa herë nga nipi i saj 21-vjeçar, tashmë i arrestuar.

“Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, sqaron policia.

Të fundit