Flash News

KRYESORE

E nesërmja pritet me debate, PD merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

E nesërmja pritet me debate, PD merr pjesë në seancën e

Partia Demokratike do jetë pjesë e seancës së ditës së nesërme ku do të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, veç Edi Ramës.

Në seancën e jashtëzakonshme që do të nisë punimet në orën 17:00, priten debate për situatën politike, ekonomike dhe krimin në vend.

Megjithatë, në votim nuk do të jetë emri i Edi Ramës si ministër i Jashtëm, pasi presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar ende.

Me nisjen e sesionit, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i kërkon opozitës konsensus për reformën zgjedhore, pasi po kalojnë limitet e kohës.

Ndërsa lidhje me komisionin hetimor të kërkuar për DSIK, Balla u shpreh se është dakord, por duhet pasur kujdes me objektin hetimit, për të mos ndërhyrë në informacionet e klasifikuara.

Të fundit