Flash News

KRYESORE

E pabindura Charlotte me sjellje (jo) mbretërore

Ndonëse është vetëm 3-vjeçe, nga Princeshë Charlotte pritet të ketë sjellje prej një princeshë të vërtetë. Edhe pse është kaq e vogël, disa gjëra ajo i ka të ndaluara nga familja mbretërore.

Por ajo është ende fëmijë dhe disa sjellje i ka “të pabindura” dhe instiktive, gjë që është tepër normale.  Në ceremoninë  e pagëzimit të vëllait të saj Louis, Chalrotte rrëmbeu gjithë vëmendjen kur u tha paparacëve  të mbretërisë: “ju nuk keni për të ardhur”, duke iu referuar ceremonisë private.

Ndërsa në qershor, ajo u fotografua duke nxjerrë gjuhën në show-n e forcave ajrore të mbretërisë.

Por, nga burime brenda familjes mbretërore, mësohet se princeshë Charlotte është shumë e sjellshme me shokët dhe shoqet e saj, pasi kur e vizitojnë në shtëpi ajo i mirëpret dhe i pyet nëse duan çaj, kafe ose biskota.

Të fundit