Flash News

KRYESORE

E paprecedentë, Gjykata e Tiranës shkel ligjin, “arkivon” dosjet me thasë plastmasi

E paprecedentë, Gjykata e Tiranës shkel ligjin, “arkivon”

E paprecendentë ajo që ka ndodhur me tranferimin e dosjeve të Gjykatës së Tiranës drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër. Përpos faktit që tranferimi është bërë në shkelje të ligjit, pa njoftuar më parë Ministrinë e Drejtësisë. Një tjetër shqetësim është se tranferimi i tyre është bërë jashtë çdo lloj standardi, në qese plastmasi. Të gjitha materialet, ku ndodhen dosjet gjyqësore arkivës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë që nga viti 1996, nuk përmbajnë asnjë dokument shoqërues apo inventar sipas kritereve që përcakton ligji për akrivat.

Sipas BIRN deri në mesditën e të mërkurës, në drejtim të magazinave në Lundër janë nisur katër fugonë. Transferimi i dosjeve ka nisur pas një urdhëri verbal të kryetares së gjykatës, Enkelejdi Hajro, e cila e pyetur nga BIRN e ka argumentuar vendimin me lirimin e hapsirave “për shkak edhe të hyrjes në fuqi të kodit të ri të procedurës penale.

Arkivi penal i Gjykatës të Shkallës së Parë të Tiranës ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për faktin se aty ndodhen dosje dhe vendime origjinale penale por dhe dokumentet dhe provat që kanë shërbyer për marrjen e vendimeve nga trupat gjykues. Ruajtja dhe transferimi i dosjeve gjyqësore bëhet në bazë të ligjit për arkivat, si dhe dy urdhërave të Ministrit të Drejtësisë.

Të fundit