Flash News

KRYESORE

E papritur: Milani i beson sërish Ibrës, gati rinovimi

E papritur: Milani i beson sërish Ibrës, gati rinovimi

Zlatan Ibrahimovic duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit dhe për sezonin e ri.  Suedezi mund të rinovojë kontratën dhe për një vit tjetër. Drejtuesit e "Djallit" kanë besim te lojtari veteram.

Stefano Pioli i ka besuar formacionin dhe deri më tani, lojtari nuk ka zhgënjyer. Suedezi beson se mund të japë ende dhe pse në moshën 38-vjeçare dëshiron të mbetet në futbollin elitar.

“Calciomercato.com” shkruan se lojtari do të ketë rritje rroge në kontratë. Rinovimi i tij mbetet një pikë kyçe për kuqezinjtë që duan t'i besojnë sërish sulmin.

Të fundit