Flash News

KRYESORE

E papritur, The Rock “lë” Trump për Biden

E papritur, The Rock “lë” Trump për Biden

Aktori dhe biznesmeni, Dwayne Johnson, ose i njohur ndryshe si “The Rock” ,bëri zyrtarisht publike, për herë të parë, përkrahjen e tij për një kandidat presidencial, ndërsa njoftoi mbështetjen për Joe Biden dhe Kamala Harris të dielën.

“Si një votues i pavarur për vite me rradhë, unë mendoj se Joe Biden dhe senatorja Harris janë zgjidhja më e mirë për të udhëhequr vendin tonë, dhe unë i mbështes ata të bëhen president dhe zv. presidente e ShBA,” tha Johnson në një video të postuar në Twitter.

Ai shtoi se ai ka votuar për të dy partitë në të kaluarën dhe se këto janë "pa dyshim zgjedhjet më kritike që vendi ynë ka parë në dekada".

Videoja e njoftimit prej shtatë e gjysmë minutash përfshinte një intervistë të shkurtër që Johnson kishte realizuar me Biden dhe Harris ku ai i pyet se si do t’ia fitojnë respektin popullit amerikan kur të jenë në Shtëpinë e Bardhë.

Biden thotë se ai do të tregojë të vërtetën, do të jetë i hapur për dështimet dhe do të marrë përgjegjësi. Harris i bën jehonë nevojës për besim dhe të vërtetën por gjithashtu thotë se si një vend ne kemi nevojë për shërim tani pasi kaq shumë njerëz janë përballur me humbje këtë vit.

"Përparimi kërkon guxim, njerëzim, ndjeshmëri, force dhe respekt”, shkroi Johnson në Twitter, duke e shoqëruar me një link të një faqeje ku njerëzit mund të regjistrohen për të votuar dhe për të gjetur informacione mbi kandidatët.

Në vetëm tre orë, videoja është parë më shumë se 2 milion herë në Twitter.

Në qershor, Johnson bëri një lutje të fuqishme për ndryshim pas vdekjes së George Floyd. Aktori deklaroi në një postim me video në kanalet e tij të mediave sociale se SHBA janë "të gjymtuar" dhe "në gjunjë duke lutur të dëgjohen”.

 

Të fundit