Flash News

KRYESORE

E papritur: Tirana rikthen një "ish" në ekip, Ahmataj vendos për të

Tirana ka nisur punën për ndeshjen kundër Skënderbeut. Trajneri Julian Ahmataj ka patur një surprizë në stërvitjen e djeshme, pasi sulmuesi Mario Morina ka zhvilluar përgatitjet me bardheblutë.

Ai po stërvitet me 24 herë kampionët e Shqipërisë dhe do të mundohet që të bindë trajnerin për t'i ofruar një kontratë. Situata nuk është në favor të tij, sepse Morina është pa ekip. Ai u largua nga Prishtina dhe ende nuk ka gjetur një ekip tjetër.

Ahmataj nga krahu tjetër i gëzohet dy rikthimeve të Agustin Torassës dhe Erion Hoxhallarit. Të dy u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës dhe do të luajnë ndaj Skënderbeut.

 

Të fundit