Flash News

KRYESORE

E paralajmëroi në janar, Netflix rrit çmimin për abonentët

E paralajmëroi në janar, Netflix rrit çmimin për

Ashtu siç ishte paralajmëruar që në muajin Janar, platforma gjigante e filmave dhe serialeve Netflix ka rritur çmimet për abonentët e saj në të gjithë botën.

Sipas CNN Bussines, tanimë abonentët do të paguajnë një deri në dy dollarë më shumë, referuar edhe  email-eve që kompania u ka dërguar klientëve të saj.

Sipas këtij njoftimi,  Netflix sqaron se kjo rritje ka ardhur për të paguar investimin e madh në shfaqjet origjinale dhe filmat.

“Ne ndryshojmë formën e çmimeve kohë pas kohe, ndërsa vazhdojmë të investojmë në argëtimin më të madh dhe përmirësojmë përvojën e përgjithshme të Netflix”, tha kompania përmes një deklarate.

Të fundit