KRYESORE

“E paske matematikën si Luli”, Balla ironizon juristin pas shpjegimit për listat: Hilja e propozimit të PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është përballur me juristin Adriatik Lapaj, teksa ky i fundit ka shpjeguar “hilen” e propozimit të PS për lista të hapura 100% në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një skeme, duke iu referuar qarqeve Kukës dhe Gjirokastër, Lapaj sqaron dispozitën dhe nëse një kandidat që merr 9 mijë vota me prag 9074 vota për një mandat, deputet hyn kandidati i renditur i pari edhe pse ka 4 mijë vota më pak.

“E paske matematikën si Luli”, iu drejtua Balla juristit. Historia ka treguar ase ai që vjen poshtë listës hyn gjithmonë”, tha Balla në 'Open'.

Balla: Të kam xhan...

Lapaj: S’kam ardhur të më kesh xhan ti, por të sqarojmë qytetarët

Balla: Të sqaroj si përllogaritet herësi që të mësosh herë tjetër

Lapaj: Lexo dispozitën. Herësi është i ndryshëm për PS në qarkun Kukës, dhe i ndryshëm për PD

Ditari politik

Të fundit