Flash News

KRYESORE

E pazakontë/ Fal dhe përqafon vrasësen e vëllait në sallën e gjyqit (Video)

E pazakontë/ Fal dhe përqafon vrasësen e vëllait në

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme.

Ish-oficerja e policisë së Dallasit, Amber Guyger u dënua të mërkurën me 10 vjet burg për një vrasje të kryer në vitin 2018. Ajo akuzohej për vrasjen e Botham Jean, një të riu që ajo e qëlloi gabimisht kur hyri në banesën e tij duke kujtuar se ishte shtëpia e saj.

Por të pranishmit në sallën e gjyqit do të përjetonin emocione të forta pas fjalimit të vëllait të të ndjerit. Pas gjyqit që zgjati 6 ditë, vëllai i vogël i Botham Jean që u vra gabimisht nga Guyger, u lejua që të takonte në sallë autoren e krimit të cilën ai e fali publikisht, madje edhe duke e përqafuar këtë të fundit pas fjalimit të tij prekës.

Lajmi u shpërnda nga të gjitha mediat kryesore në botë, përfsbhi CNN, The Guardian, BBC etj.

Linku ku mund te shihni videon: https://www.bbc.com/news/av/world-us-canada-49915649/amber-guyger-botham-jean-s-brother-hugs-killer-in-court

Të fundit