Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'E penguara', vepra e shkrimtarit më të mirë të gjallë të kohës
Josephine Livingstone/ The New Republic
Ismail Kadare është, me shumë distancë, shkrimtari më i suksesshëm shqiptar, ndër të gjallët apo të vdekurit. Shumica e letërsisë domethënëse të pasluftës në Shqipëri është e rrymës së realizmit socialist, si për shembull romanet e përkora të Sterjo Spasses. Megjithëse dijet konvencionale e mbajnë se asnjë shkrimtar nuk mund ta tërheqë letërsinë e një vendi i vetëm, Kadare ia ka arritur kësaj. Qprej romanit të parë Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1963, Kadare ka patur si objekt artistik të vetin të gjithë shoqërinë shqiptare. Ai merr nga mitologjia, toposi klasik dhe feja-Shqipëria ishte vendi i parë zyrtarisht i shekullarizuar, në vitin 1912*-ndërkohë që fokusohej me pasion dhe melankoli në përvojën njerëzore të totalitarizmit.
Investimi i dyfishtë, njeriu dhe shteti, jetonin brenda një trusnie paradoksale, dhe paradoksi është thelbi i Kadaresë. Pothuajse vetë faktet: Kadareja u lind në qytetin e Gjirokastrës, frymëzimi për Kronikë në gur, të vitit 1971, një rrugicë më larg shtëpisë së diktatorit komunist Enver Hoxha. Te 'E penguara' (A Girl in Exile: Requiem for Linda B*.,) romani i tij i fundit i përkthyer në anglisht, shteti totalitar përzihet me vetë vdekjen, duke pështjelluar të kuptuarit e asaj që ne mbajmë për zi dhe kujtim.
..........
Struktura e novelës është si një rreth gjigand i zi: një hënë në eklips. Rudian Stefa është protagonisti, por ai nuk e di se çfarë po ndodh me të, apo pse. Pak nga pak, drita përvijohet në margjina. Hetuesit e pyesin se çfarë di për vajzën. Por, ata po flasin për vajza të ndryshme, siç del më vonë: një vajzë e re, diku tjetër, ka vrarë veten dhe ka shkruar palodhur për Rudianin në ditarin e saj. Ajo, gjithashtu, ka patur edhe një libër të tijin 'vulosur' me emrin e saj 'Linda B.'. Rudiani nuk njeh ndonjë Linda B, por me sa duket Migena po. Po Migena çfarë di? Dhe, pse ajo vetëm qan dhe nuk flet?
Skenat e intonuara me politikë në dramat e Stefës shëmbëllejnë mënyrën me të cilën vetë Kadare i shkruan romanet. Pjesa që po shqyrtohet nga autoritete konsiderohet me skajime rreziku, për arsye se në të shkruhet për një fantazmë. Fantazamt nuk lejohen nga regjimi sepse ato janë të mbinatyrshme, rrjedhimisht jo realiste. Linda B. natyrisht, është një fantazmë në këtë roman, dhe ajo nuk lejohet në rrëfim sepse Kadare ka krijuar një botë magjike. Sidoqoftë, fantazma ngulmon si dramën e Stefës, edhe te E penguara.
Personazhi i fantazmës përfaqëson jo vetëm vellon e injorancës që ndan të gjallët nga të vdekurit, por gjithashtu individin nga shteti totalitar. Linda B., siç mësojmë me kalimin e kohës, ishte pjesë e një familjeje të internuar që jeton në njëfarë arresti shtëpiak, e penguar për t'u larguar nga qyteza. Përtejeta e saj ndërthur zhdukjen e vdekjes dhe ekzilin rural që i ka vënë në shpinë shteti. Në fakt, në roman internimi vetë u përket, si të vdekurve ashtu dhe të gjallëve: derikur urdhri të anulohej të vdekurit nuk mund të lëvizeshin nga varreza e caktuar.
Teksa Stefa reflekton për dramën që po shkruan, ai vendos ta ndryshojë fuqinë e fantazmës në skenë. "Asnjë dramaturg nuk ka guxuar të bëjë një tjetërsim të tillë të personazhit të fantazmës në një mijë vjet". Ndryshimi nuk është sipërfaqësor, "si për shembull të bërit e fantazmës gjysma hije e gjysma trup, apo të veshurit e një xhakete mbrëmjeje dhe një kundragazi"; bëhet fjalë për një farë ndarjeje. Fantazma do të bëhet "një krijesë apo mjet, jo thjesht me dy mendje apo me programim të dyfishtë, por me dy mënyra komunikimi me të tjerët".
Në një prej skenave, një komision merr në pyetje një burrë që ka qëlluar një partizan. Këtu, kur "trupi i partizanit në bregun e moçalit u kthye në fantazmë, biseda e fantazmës me komisionin nuk dëgjohet nga njeriu që kreu vrasjen, dhe fjalët që ai këmben me vrasësin e vet nuk do të dëgjohen nga Komisioni". Fantzama e Kadaresë mund të qëndrojnë në vijën mes jetës dhe vdekjes dhe në kufirin mes individit dhe regjimit, por nuk është një përkthyes i besueshëm. Në vend të kësaj, fantazma, flet pa u dëgjuar nga të tjerët dhe u thotë gjëra të ndryshme njerëzve të ndryshëm. Përndjek të gjallët dhe u tregon të vërtetën, por nuk flet me qartësi.
E penguara është vepër e një talenti historik, i cili është ende në kulm të fuqisë. E konfirmon Kadarenë si shkrimtarin më të mirë të gjallë të kohës, i cili kujton-pothuajse me agresivitet, duke refuzuar të harrojë-totalitarizmin europian. Kadareja ngërthen tëhuajësine e veçantë të Shqipërisë me një vendosmëri brutale, e cila do të ngjante shkencore po të mos ishte për të përhënurit, duke i kthyer nga përtejeta njerëzit për të cilët shkruan. Shqipëria është një vend tjetër tani, por ashtu siç ekziston për Kadarenë do të ekzistojë për sa kohë që ai shkruan.
Fantazmat nuk vdesin.
*Autorja e shkrimit ngatërron kohën kur Shqipëria u shpall vend ateist (jo sekular). Ka ndodhur në vitin 1967, nën regjimin komunist, jo 1912, nën qeverinë e I. Qemalit.
*A Girl in Exile: Requiem for Linda B*. është titulli në anglisht i romanit 'E penguara'.
*Përkthimi i Politiko.al. Marrë nga The New Republic.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38