Ori Nebijaj nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit “Wake Up” pasi moderatorja ka nisur eksperiencën e saj verore në sezonin e dytë të “Pushime on Top” dhe që transmetohet çdo ditë në orën 18:00.
Isli Islami, kolegu dhe miku i saj, postoi të premten foton ku shkruante: “E përcollëm këtë yllin për “Pushime on Top”. Suksese <3”
Por kush ka zëvendësuar Orin sot në emisionin e mëngjesit?
Për dy orë sot ka qenë aktorja Zamira Kita që ka prezantuar bashkë me Islin “Wake Up”. Nuk dihet ende nëse kjo dyshe do të vazhdoje deri në fund të këtij sezoni të ‘Wake Up’ apo çdo ditë do ketë një prezantuese-të ftuar, të re.
Ndërkohë që Ori pritet të rikthehet në “Wake Up” në sezonin e ri në shtator, megjithatë ende nuk janë konfirmuar informacionet për sezonin e ri televiziv.
Discussion about this post