Flash News

KRYESORE

E përdhunuan në moshën 12-vjeçare, Arnold Schwarzenegger mbështet Eliza Dushkun: Jam krenar!

Aktori i  njohur Arnold Schwarzenegger ka mbështetur publikisht aktoren Eliza Dushku pas rrëfimit të saj se është përdhunuar në moshën 12-vjeçare nga Joel Kramer.

Schwarzenegger, i cili ka luajtur babain e saj në rol, në “True Lies”, shkroi në Twitter se ai është “i tronditur dhe i pikëlluar” nga akuzat, por “krenar” që Dushku e ngriti zërin. Aktori iu përgjigj reagimit të tij duke cituar diçka që ai kishte thënë.

““Tom, ti u mburre se të gjithë ne e kemi bërë ndonjë gjë. Unë jam i tronditur për Elizën por edhe krenar që ajo përtej të qenurit një talent i rrallë, është kaq e guximshme”, shkruan Schwarzenegger.

Të fundit