Flash News

KRYESORE

E përfshinë në reklamën e turizmit, "Marko from Tropoja" kundër shembjes së Teatrit; performon sonte në skenë

Vijon protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Qytetarë të shumtë e figura të njohura të ekranit prej më shumë se 1 viti protestojnë kundër shembje se teatrit.  Mbrojtësve të Teatrit i është bashkuar dhe aktori i njohur Arben Bajraktari, i njohur për publikun e gjerë si "Marko from Tropoja" për rolin e tij në filmin e huaj "Taken".

Në reklamën që u bë në dimër nga Ministria e Turizmit, për të nxitur turizimin në Shqipëri, ishte pikërisht Bajraktari.

Por "Marko from Tropoja" ashtu siç bashkëpunoi për të nxitur turizmin në Shqipëri, i është bashkuar kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Dhe këtë do e bëjë përmes artit, talentit që posedon.  Sonte në mbrëmje, në orën 20:30, aktori Arben Bajraktari do të interpretojë në sallën e Teatrit  një tekst të Teki Dervishit nga "Shtëpia e Sëmurë".

Pas Bajraktarit, aktori amerikan Bob Berky i bashkohet kësaj kauze me interpretimin e tij nga repertori xhestikulativ që ka.

Mbrojtësit e Teatrit vazhdojnë betejën për mos-shembjen e tij dhe po e bëjnë me art.

Të fundit