Flash News

KRYESORE

E përplasi makina, vdes pas 5 ditësh te 'Trauma' fëmija 11-vjeç

E përplasi makina, vdes pas 5 ditësh te 'Trauma' fëmija

Ndërron jetë 5 ditë pasi u përplas nga një makinë 11-vjeçari nga Kukësi. I mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’ju mbijetonte dot plagëve të marra.

Kujtojmë se, fëmija me inicialet E.M., ndërroi jetë në spital mesditën e sotme, ishte aksidentuar në lagjen Gostil, në aksin rrugor Bicaj-Kukës.

Ai u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve s’ka mundur të mbijetojë. Shoferi që shkaktoi aksidentin është A.H. 35 vjeç, banues në Bushtricë.

Të fundit