Flash News

KRYESORE

E përqeshi për gotat e rakisë, Shehi i përgjigjet Ramës: Bëj ç’të kesh qejf me jetën tënde personale

E përqeshi për gotat e rakisë, Shehi i përgjigjet

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ironisë të kryeministrit Rama, që në emisionin e Sokol Ballës e ka përqeshur duke i kujtuar edhe se konsumon raki.

Në një intervistë për “ABC News”, Shehi thekson se nuk e shqetësojnë sulmet personale,  madje ka thënë se ai nuk merret me jetën personale të Ramës, madje as për të “dashurat e tij në qeveri”.

“Unë me kryeministrin do përballohem gjithmonë me teza politike. Ky më është përgjigj mua me gotat e rakisë, unë nuk jam marrë kurrë seç eshët jeta e tij personale, ç’bën ky, ç’përdor ky. Ku ta di unë, ca thonë drogë ca thonë, Nuk më hynë në punë fare.

Se kur martohet se kur ndahet, se çfarë bën me të dashurat e veta në qeveri është punë për të, është personale. Se si vishet ky me atlete me brekushe është prapë personale. E gabuar është, nuk është e moralshme, por prapë personale është. Unë me ketë do vazhdoj të merrem sa herë që ky të atakojë interesat e Shqipërisë”, ka thënë Dashamir Shehi.

https://www.youtube.com/watch?v=6agqCQhCiX4

Të fundit