Flash News

KRYESORE

“E përshëndeti para se ta qëllonte”, kamerat kapin atentatorin e avokatit Gurra

“E përshëndeti para se ta qëllonte”, kamerat kapin

Asnjë i dyshuar për vrasjen mafioze të avokatit në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra prej 10 vitesh avokat u qëllua në kokë me dy plumba, teksa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Për vrasjen e tij, autori i maskuar me kapele ka përdorur një pistoletë me silenciator. Nga rindërtimi i ngjarjes autori i është afruar qetësisht Gurrës, dhe më pas e ka qëlluar pas koke. Për të mos rënë në sy, autori në momentin që i është afruar tavolinës ku po qëndronte Gurra e ka përshëndetur me dorë. Kamerat e sigurisë kanë arritur ta kapin këtë moment, por policia dhe prokuroria deri tani nuk kanë mundur të identifikojnë autorin. Pas aktit, atentatori u largua me shpejtësi, duke përfituar edhe nga errësira  dhe jashtë lokalit dyshohet se priste një makinë tip ‘Benz’. Pas ngjarjes, në afërsi të fshatit Karakullak u gjet një makinë e ngjashme e djegur që mendohet se u përket autorëve.

Dy çështjet më të rëndësishme të avokatit Gurra lidhen me fisin Çapja në Elbasan dhe Emiljanoi Shullazi në Tiranë.

Ai ushtronte profesionin e avokatit edhe në Angli, ku kishte ngritur edhe studion e tij ‘Gurra&D”, ku merrej kryesisht me çështjet e emigrantëve shqiptarë atje.

Hetimet për zbardhjen e vrasjes i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për ekzekutim të funksionarëve publikë.

Ka dyshime të forta se autori është paguar dhe konsiderohet vrasje pr shkak të detyrës. Gazeta Panorama

Të fundit