Flash News

KRYESORE

E plagosur në këmbë dhe në dorë, policja largohet me britma nga protesta te Kuvendi

Një punonjëse e njësisë “Shqiponja” është plagosur në këmbë dhe në dorë gjatë përplasjes me banorët e “Unazës së Re”, të cilët po protestojnë përpara Kuvendit.

Policja është filmuar duke bërtitur për shkak të dhimbjeve, ndërkohë që kolegët e saj mundoheshin ta mbanin në këmbë. Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit njoftoi se janë të paktën gjashtë efektivë që janë lënduar gjatë protestës, ndërsa në media raportohet edhe për disa protestues të plagosur.

http://politiko.al/perplasja-te-parlamenti-lendohen-gjashte-efektive-mes-tyre-nendrejtor-i-policise-se-tiranes/

http://politiko.al/perplasja-te-kuvendi-protestuesve-te-unazes-se-re-u-bashkohen-banoret-e-nje-tjeter-lagjeje-ne-tirane/

Të fundit