Flash News

KRYESORE

E pranon Bushati: Shqipëria s’ka qenë dhe nuk është gati për në BE

E pranon Bushati: Shqipëria s’ka qenë dhe nuk është

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati duket se ka reflektuar dhe e ka pranuar më në fund arsyen pse Shqipërisë iu shtynë negociatat për vitin tjetër nga takimi i pak ditëve më parë nga Komisioni i Ministrave të BE në Luksenburg.

Ashtu siç ka theksuar edhe opozita, ministri ka pranuar se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk është gati për në BE.

“Katër janë elementet që do doja të ndaja me ju. Na nevojitet një bashkëveprim këtu në këtë ministri, me mbështetjen e zv/ministrit të ri. Kemi nxjerrë disa mësime, s’mund të themi se kemi qenë gati dhe jemi gati. Kemi mangësi në sektor e politika të caktuara. Do bëhemi strategjik se si do t’i përqasemi hapjes së bisedimeve. Për ne është fat që kemi këtë kuadër kohor”, është shprehur Bushati gjatë një takimi me strukturat e integrimit europian në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministritë e linjës.

Të fundit