Flash News

KRYESORE

E pranon Rama: Në shtet rroga merret pa punë

E pranon Rama: Në shtet rroga merret pa punë

Kryeministri Edi Rama ka prekur sërish sot problemin e fuqisë punëtore, kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Sipas Ramës, teksa pa nga afër shtëpinë e rindërtuar të një familje në Sauk nga tërmeti i 21 shtatorit 2019, sot është problem i madh fakti se shumë kërkojnë punë, por e duan në shtet pasi sipas tij aty rroga merret pa punuar.

“Është halli i madh s’ka punë, ska punë...

Me gjithë këtë rindërtim problemi ynë kryesorë janë punëtorët, do hapen vende pune pa fund.

Problemi është duam punë, por e duam në shtet. Po pse e do në shtet? Se duam rrogën pa punë, kjo është ideja”, tha Rama.

Familja prej katër anëtarësh e Naim Myftarit në Sauk mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtator 2019, e sot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u dorëzuan edhe çelësin e banesës së re, e cila ofron kushte shumë herë më të mira se ajo që ishte më parë.

Rama ‘kapet’ me të riun në kafene: Hajde puno në ndërtim, apo do doganier? Djali: Po, kam mbaruar shkollën

Të fundit