Flash News

KRYESORE

“E pranueshme dhe e përballueshme për të gjithë”, Këshilli kundër Bashkisë Kukës, vulos tarifën për Rrugën e Kombit

“E pranueshme dhe e përballueshme për të

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit Gjelbrim Shehu në një deklaratë për mediat ka folur për tarifën simbolike prej 100 lekësh që banorët e Kukësit do të kenë për përdorimin e kësaj rruge.

Shehu shprehet  se ditën e sotme duhej të mblidhej këshilli bashkiak por për shkak të mungesës së kuorumit mbledhja nuk u zhvillua.  Ai thekson se çështja e tarifës së Rrugës së Kombit konsiderohet e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës, ndonëse Kryetari i Bashkisë Kukës është kundër vendosjes së tarifës për banorët.

“Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Kukës bëj me dije opinionin se mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur sot me datë 13.09.2018, nuk u zhvillua për mungesë kuorumi. Lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës që ka të bëjë me analizën, diskutimin mbi vendosjen e tarifës së rrugës së Kombit, sqaroj se kjo çështje quhet e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare dhe koncesionarit, të tarifës prej 100 lekësh e caktuar për banorët e qarkut Kukës, e cila është e pranueshme dhe e përballueshme nga të gjithë. Theksoj se erdhëm në këtë zgjidhje përfundimtare pas negociatash të vazhdueshme me qeverinë shqiptare, koncesionarin dhe grupet e interesit në të mirë të interesave të banorëve dhe qytetarëve të qarkut Kukës. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, shprehet kryetari Gjelbrim Shehu në deklaratën për mediat.

Të fundit