Flash News

KRYESORE

‘E premte e zezë’ për Qeverinë Rama? Burime nga Këshilli i Europës: Ka pesimizëm për hapjen e negociatave  

‘E premte e zezë’ për Qeverinë Rama? Burime nga

KE nuk do të jetë unanim në vendimin e 28-29 qershorit, kur Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE mblidhet për të marrë një vendim për celjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton Politiko.al. E premtja do të rezultojë ‘e zezë’ për Tiranën zyrtare dhe Qeverinë Rama para jo-së europiane, e cila e lë Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste në amulli, jo vetëm në punët e brendshme të infektuara me skandale, por edhe në raportet me jashtë dhe perspektivën europiane të vendit.

Një burim nga zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, i cili nuk dëshiron të bëhet publik, i tha Politiko se ka pesimizëm në KE sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë. Holanda dhe Franca vazhdojnë të mbeten dy vende skeptike, njëra e prekur prej narkotrafikut shqiptar dhe tjetra prej azilantëve.

Këshilli i Europës mblidhet të enjten e 28 qershorit për të marrë një vendim për çeljen e negociatave me Shqipërine dhe Maqedoninë. Në varësi të konsultimeve, apo debateve, vendimi mund të meret dhe të bëhet publik një ditë më vonë, të premten e 29 qershorit.

Të fundit