Flash News

KRYESORE

E premtja nis me aksidente të rënda në Vorë e Shkodër, disa të plagosur

E premtja nis me aksidente të rënda në Vorë e Shkodër,

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes pranë Vorës sapo del nga Tirana, ku dy makina si shkak i përplasjes me njëratjetrën kanë përfunduar në kanal.  Sipas qytetarit në vendngjarje ishte makina tip BMW që i ka rënë makinës tjetër nga pas si shkak i shpejtësisë së madhe.

Qytetari tregon që të dy makinave u kishte plasur airbag-u dhe besohet se ka të lënduar, por që janë dërguar menjëherë në spital dhe fotoja është bërë kur aty ishte vetëm polici, shkruan JOQ.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, një automjet tip “Mercedes EClass” ngjyrë i zi me targa kosovare dhe një kamion mallrash janë përplasur fort me njëri-tjetrin. Besohet se personat që gjendeshin brenda “Mercedesit” do kenë mbetur të plagosur rëndë pasi dëmtimet që ka pësuar automjeti janë të mëdha. Shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve (mendohet Mercedes-i).

Të plagosur kanë mbetur personat që udhëtonin tek makina, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që shoferi i kamionit është plagosur lehtë. Sipas burimeve për redaksinë tonë në derën e shoferit kishte njolla gjaku ndërsa ana e pasagjerit ishte pothuajse e padëmtuar.

Për pasojë, aksi ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar për 2 orë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

 

Të fundit