Flash News

KRYESORE

E pyesin nëse mban kontakte me Noizy-n, Enca nuk nguron të përgjigjet

Këngëtarja e njohur Enca dhe reperi Noizy, patën një periudhë ku bashkëpunimet e tyre arritën miliona klikime, por për shkak të një deklarate të këngëtares në një emision, reperi e nxori atë nga grupi.

Ndërkohë që Enca e ka konsideruar suksesin e saj “self-made”, ndjekësit në ‘Instagram’ janë kuriozë nëse ajo mban ende kontakte me Noizy-n.

Nëpërmjet opsionit të rrjetit social që të lejon të bësh pyetje, këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet, duke thënë se çfarë është e shkuar është e shkuar dhe se ajo nuk shikon pas.

“Mos më pyesni për të shkuarën. E shkuara mbetet e shkuar dhe nuk kthehem pas për ansjë arsye‘, ka shkruar  Enca në ‘Instastory’.

Të fundit