Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
E pyet për abuzimet me fondet, zyrtari rus pro Vladimir Putin përplas në tokë gazetarin
Video e momentit kur një zyrtar rus, pro presidentit Vladimir Putin, përplas në tokë gazetarin e televizonit publik pasi pyetet për akuzat për korrupsion, ka bërë xhiron e mediave.
Sergei Zaitsev, 52-vjeç, i kapi mikrofonin gazetarit Ivan Litomin duke e hedhur atë në tokë. Zyrtari humbi kontrollin pas pyetjeve që po i bënte gazetari.
Pasi e rrëzoi në tokë, gazetari i kërkoi zyrtarit që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev u përgjigj duke i thënë se kamerën do ia fluturonte nga dritarja.
Pyetja e gazetarit që irritoi zyrtarin, ishte nëse paratë e fondit prej 61 milion £ për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarri në vitin 2015, ishin përdorur për të financuar ndërtimin e shtëpisë së tij private.