Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
E pyeti pse Majko nuk votoi sërish sot për Teatrin, Taulant Balla i drejtohet gazetares: Merr celularin tim, ka kërkuar leje
Në seancën e sotme plenare ku votua dekreti i Presidentit sa i takon Teatrit Kombëtar, Pandeli Majko mungoi sërish në votim.
I pyetur nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me mungesën e Majkos në sallë, Taulant Balla tha se ai ka kërkuar leje.
Madje për ta bërë më të besueshëm qëndrimin e tij Balla i ofroi gazetares telefonin celular të tij për të parë që Majko kishte kërkuar leje.
“Merreni celularin tim, zoti Majko ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve”, u shpreh Balla në studion e Abc News.