Flash News

KRYESORE

E qëllojnë me thikë në Itali, 22-vjeçari shqiptar në rrezik për jetë

E qëllojnë me thikë në Itali, 22-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar është qëlluar me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Diano Marina në Itali.

Sipas mediave italiane 22 vjeçari me inicialet B.A u përfshi në një konflikt me disa të rinj të tjerë për motive ende të paqarta.

I riu shqiptar është goditur në pjesën e shpatullës, por ka humbur shumë gjak deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

Karabinierët janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë identifikuar sipas përshkrimeve të para të disa dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

 

Të fundit