Flash News

KRYESORE

E qëlluan me 4 plumba, arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së Devi Kasmit

Policia e Tiranës ka ndaluar Mario Meshinin, bashkëpunëtorin e vrasjes së 41 vjeçarit Devi Kasmit. Në kërkim nga policia është vënë autori i vrasjes Domart Konjari, i cili është arratisur në drejtim të paditur.

Kasmi u qëllua me 4 plumba pranë shtëpisë së tij dy ditë më parë.  Kujtojmë që viktima rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg, por më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.

Dyshohet se ai ka tentuar të vrasë Domart Konjarin në Spanjë, duke e plagosur me 5 plumba.

Të fundit