Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
E quajnë pasardhës të CR7, Joao Felix i shkel syrin Juventusit
Joao Felix verën e shkuar u transferua për 126 mln euro nga Benfica tek Atletico Madrid dhe deri tani ka treguar se trajneri Diego Simeone nuk ka gabuar me blerjen e tij.
20-vjeçari konsiderohet që tani pasuesi i drejtpërdrejtë i yllit Cristiano Ronaldo te Portugalia. Ai luan si sulmues anësor, por edhe si sulmues qendre, meqë e di shumë mirë si shënohen golat. Interesant është fakti se ai nuk do të bëhet vetëm pasues i CR7 në kombëtaren luzitane, por ndoshta edhe te Juventusi, skuadra ku luan aktualisht 5-herë fituesi i "Topit të Artë".
I pyetur nëse një ditë e sheh veten te Juventusi, Felix është përgjigjur: "Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të më pëlqente shumë të luaja me Cristianon". Shumë e bujshme do të ishte!