Flash News

KRYESORE

E quajtën mendjemadh, Ermal Meta i shpjegon të vërtetën fansave

E quajtën mendjemadh, Ermal Meta i shpjegon të vërtetën

Ermal Meta është duke dhënë koncerte në turneun e tij të quajtur  “Non abbiami armi”. Këto kohë ai është shumë i angazhuar dhe po e shijon gjithashtu, duke bërë atë që ai dëshiron vërtetë. Por diçka duket që ka shqetësuar këngëtarin me origjinë nga Fieri.

Fansat kanë filluar ta akuzojnë Ermalin si mendjemadh, dhe Ermali nuk mund të heshte para këtyre akuzave. Ermali nuk e ka pranuar këtë gjë dhe nëpërmjet një “Live” në faqen e tij në Facebook u ka treguar atyre arsyet se pse nuk ka shumë kohë dhe mundësi për të folur drejtpërdrejtë me ta:

“Koncertet e përmasave të tilla janë shumë të lodhshme për artistët dhe sigurisht që ka net që janë shumë të ngarkuara. Nëse ndonjëherë nuk ndaloj të bëj foto apo t’ju përshëndes personalisht, nuk do të thotë se jam mendjemadh. Unë jam si të gjithë ju dhe dua që në skenë të jap maksimumin duke i kënaqur njerëzit që vijnë aty për mua. Unë i përgjigjem të gjithëve dhe sigurisht që ndonjëherë mundem dhe ndonjëherë jo, e kjo ka të bëjë me çështjet fizike. Nuk dua t’i jap rëndësi atyre që flasin fjalë të pavërteta, por dua t’i them atyre që më mbështesin që unë jam dhe do të jem gjithmonë për ju.

Të fundit