Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
E quajti skllav të Ballës dhe Xhafajt, analisti Nano i kthen përgjigje ‘live’ Berishës në ‘Opinion’
Pas reagimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për debatin që ndodhi në studion e “Opinion”, ku Mustafa Nano dhe Gazmend Bardhi debatuan për “vilën e Nanos në Gjirin e Lalzit”. Ky i fundit shpërtheu fjalë ofenduese ndaj Këshilltarit Ligjor të PD-së, por më pas u pendua duke i kërkuar ndjesë publike Bardhit.
Ndërkohë ai i është përgjgijur Berishes, duke thënë: Tani e shikoni se ku jemi? Del Sali Berisha dhe flet për para të dyshimta të miat. Kjo është situata ku e kemi çuar ne debatin publik dhe i lejojmë Sali Berishës, babit të Zenit, këtij zog gomari, …Bandit i pështirë, jo mos i lexo ato (i drejtohet Blendi Fevziut)”.
Pjesë nga debati:
Nano: Bandit i pështirë, jo mos i lexo ato.
Fevziu: Po ti a i the idiot atij tjetrit
Nano: Okej e pranoj, unë kur them zog gomari unë e besoj
Shkullaku: Futu në politikë dhe bëj debat me Berishën
Nano: Në politikë futem me thënë të drejtën por nuk po gjej vendin se kam shumë qejf të futem. Kam gjithë jetën që punoj që mos më dalin njerëz si puna e këtj dhe atij tjetrit që të thonë gjëra që unë nuk i kam dhe unë prandaj hap gojën, fyerja ime s’ka pse dhemb kur ai ka fyer dynjanë.
Sali Berisha ndjek ‘Opinionin’ dhe reagon kundër Mustafa Nanos: Shpifje! Nuk kam asnjë vilë në Lalëz
Mustafa Nano dhe Gazmend Bardhi përplasen në ‘Opinion’: Vilën e satëme… Idiot, kërriç