Flash News

KRYESORE

E refuzuan të gjithë sepse ka përmasa të mëdha, stilisti i njohur ofrohet për Bebe Rexhën

Bebe Rexha, dje postoi një video në Instagram, ku tregoi se si të gjithë stilistët me të cilët kishin biseduar menaxherët e saj, e kanë refuzuar të veshin përçmimet Grammy dhe kjo për shkak të përmasave të saj. “Më në fund u nominova në “Grammys” dhe është më interesantja. Shpesh artistët shkojnë dhe flasin me dizajnuesit për veshjen e tapetit të kuq… Stafi im takoi shumë stilistë dhe shumë prej tyre thanë se nuk mund të më vishnin pasi isha shumë e madhe. Unë nuk dua t’i vesh ato dreq fustanet tuaja. Shkoni në djall”, thotë Bebe në video. Pas kësaj deklarate të Bebes, ka reaguar dhe stilisti i famshëm Michael Costello, i cili është ofruar publikisht të punojë me të. “Në djall të shkojnë ata që duan të veshin vetëm vajzat e masës 2 ose vetëm ata që do prezantojnë çmimet. Unë e kam filluar karrierën time duke veshur vajza të thjeshta ose personazhe të listës D. Kam qenë shumë me fat që stilistët të njohur e kanë parë punën time dhe më kanë dhënë mundësinë të arrij këtu. Të tjerët duhet ti kishin dhënë një mundësi Bebe-s, ajo është një femër shumë e bukur, me forma, e talentuar dhe me këmbë në tokë,”- ka thënë stilisti i njohur, i cili ka veshur edhe Beyonce-n.

Të fundit