Flash News

KRYESORE

E rëndë, gjendet i vetëvrarë djali i ish-kryeministrit turk

E rëndë, gjendet i vetëvrarë djali i ish-kryeministrit turk

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë ku djali i ish kryeministrit Mesut Yilmaz, Yavuz Ylimaz mendohet se ka vrarë veten me një plumb në kokë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme,  dhe është zbuluar ditën e sotme nga shoferi i tij i cili pasi trokiti në derën e tij dhe nuk ju përgjigj njëri, ka lajmëruar përgjegjësit e rezidencës në të cilën Ylimaz banonte.

Pasi kanë hapur derën ata e kanë gjetur trupin e tij të shtrirë  përtokë dhe të mbuluar me gjak, ndërsa pranë tij gjendej arma e të atit.

Ish kryeministri Mesut bashkë me bashkëshorten e tij mësohet se ishin për një vizitë në SHBA dhe pasi kanë marrë lajmin janë rikthyer menjëherë.

Policia turke njofton se po heton ngjarën dhe se nga provat e para mendohet se është një vetëvrasje.

 

Të fundit