All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

E rëndë/ Humb jetën 4-vjeçarja shqiptare në hotelin ku punonte e ëma, pranga pronarit grek

E rëndë/ Humb jetën 4-vjeçarja shqiptare në hotelin
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Naksos të Greqisë.

All - Paragraf - 3

Një vogëlushe shqiptare ka humbur tragjikisht jetën në hotelin ku punonte nëna e saj. Fatkeqësisht, vogëlushja me emrin Katerina, 4 vjeç, është mbytur në pishinën e hotelit, ndërsa e ëma po hekuroste në lavanteri.

Sipas medias greke, “naxosnews.gr”, e ëma e kishte marrë vogëlushen me vete pasi nuk kishte ku ta linte, por në një moment pakujdesie vogëlushja është tërhequr nga pishina e mbushur me ujë dhe aksidentalisht ka rënë, duke humbur kështu edhe jetën.

Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak çastesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit, por fatkeqësisht ishte vonë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me akuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën.

Të fundit