Flash News

KRYESORE

E rëndë në Fier, vret veten në komisariat inspektori i policisë

E rëndë në Fier, vret veten në komisariat inspektori i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komisariatin e Fierit.

Një punonjës policie është vetëvrarë mëngjesine  sotëm, duke përdorur armën e tij të shërbimit. Sipas të dhënave nga “News 24” ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por mësohet se viktima, i identifikuar si Kastriot Fafaj, 46 vjeç ishte një oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit.

Mësohet se aktin polici e ka kryer pak pasi mbaroi orarin e shërbimit.

Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit