Flash News

KRYESORE

E rëndë në Greqi, babai shqiptar përdhunon vajzën 7-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar shqiptar ka është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7-vjeçare.

‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë nëna e vajzës ajo që ka parë se e bija kishte hemorragji në organet gjenitale, ndërsa e ka dërguar me urgjencë në spitalin e Athinës. Pasi vajza iu nënshtrua kontrollit mjekësor, bluzat e bardha vunë re se me të ishte abuzuar seksualisht.

Drejtori i klinikës së Kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi i 7-vjeçares ishte vetë babai i saj, ndërsa ai bëri edhe denoncimin në polici.

36-vjeçari u arrestua ndërkohë që vajza e vogël ndodhet në spital, ku përveç ndihmës mjekësore po merr edhe trajtim me psikologen.

Të fundit