E rëndë në Pogradec; djali vret me thikë të ëmën, ekspertët tmerrohen nga pamjet e ngjarjes

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një 44-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, ndërsa autori i ngjarjes Olsi Çekiçi vuante nga sëmundje mendore.

Skena e vrasjes ka qenë makabre sipas ekspertëve, të cilët bëjnë me dije se djali ia ka prerë komplet kokën të ëmës, Firdese Çekiçi.

44-vjeçari, i diagnostifikuar me sëmundje mendore, jetonte vetëm me të ëmën e tij 70-vjeçare në shtëpi. Burime bëjnë me dije se, Çekiçi ka ushtruar dhunë edhe më herët ndaj nënës së tij.

Shërbimet e policore të mbërritura në vendngjarje bënë të mundur edhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.