Flash News

KRYESORE

E rëndë në Turqi, e dashura qëllon aktorin turk dhe vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stamboll të Turqisë.

E dashura modele ka qëlluar mbi aktorin e njohur turk Vatan Sasmaz në një hotel me 5 yje dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Mediat tuke bëjnë me dije se Sasmaz është gjetur i vdekur, i qëlluar me disa plumba pas shpine.

Pranë tij, e qëlluar me një plumb në kokë është gjetur dhe ish-modelja Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pasi ka qëlluar mbi aktorin.

 43-vjeçari ishte i martuar nga viti 2015-të  me Yasemin Adali.

Ish-modelja Filiz Aker përflitet se ishte e dashura e aktorit. Media ka publikuar edhe disa foto të dy viktimave së bashku, foto të cilat janë marrë nga profili në instagram i ish-modeles.

Mediat turke bëjnë me dije se dyshohet që çifti të jetë grindur me njëri-tjetrin. Më vonë modelja ka qëlluar drejt aktorit duke i marrë jetën tragjikisht.

 

 

 

Të fundit