Flash News

KRYESORE

E rëndë: Shqipëria humb Hysajn, zbulohet dëmtimi dhe sa gjatë mungon kapiteni

E rëndë: Shqipëria humb Hysajn, zbulohet dëmtimi dhe sa

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk do të jetë i gatshëm për trajneri Edy Reja në dy ndeshjet e radhës eliminatore kundër Turqisë dhe Moldavisë. Shkodrani u dëmtua keq në ndeshjen ndaj Torinos dhe u detyrua të dilte nga fusha e lojës me barrelë.

Ai ra shumë keq në tokë në një dyluftim në ajër me Cristian Ansaldin. Ky i fundit u mundua të kapte në ajër shkodranin, por nuk ia doli dot. Hysaj ka marrë dëmtime në dërrsaën e kraharorit (sternum) dhe pritet të mungojë një muaj.

Një goditje e madhe kjo për trajnerin Edy Reja dhe kombëtaren shqiptare, para ndeshjeve shumë të vështira kualifikuese. Numri një i stolit të kombëtares telefonoi stafin mjekësor të Napolit dhe mori konfirmimin e lajmit.

Të fundit