Flash News

E-TJERA

A do e rrahë Ded Ndreca arbitrin?

A do e rrahë Ded Ndreca arbitrin?

Në stadiumin e Palermos është një tifoz shumë i veçantë, i cili pak orë para fillimit të ndeshjes Itali-Shqipëri ka bërë një kërcënim në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes. Bëhet fjalë për presidentin e ekipit të Mamurrasit , Ded Ndreca i cili ka fluturuar ditën e djeshme drejt Italisë.

“Dua të ndodhem pranë ekipit kuqezi këtë ndeshje të vështirë. Madje, nëse arbitri i ndeshjes nuk i merr vendimet e drejta, unë do të jem i pari që do të futem në fushën e lojës. Unë jam shqiptar dhe nuk mund të ndryshoj kurrë, por nuk mund të pranojë padrejtësitë që mund të na bëhen. Uroj që vendimet e gjyqtarëve në këtë ndeshje të jenë të drejta, sepse për ndryshe do të sakrifikoj. Nuk më intereson fare fakti që ndodhem jashtë kufijve të vendit tim, sepse unë historikisht kam kërkuar drejtësi dhe nuk i pranoj vendimet e padrejta. Jam penalizuar në një rast për shkak se arbitri mori vendim të gabuar në Mamurras dhe unë u futa në fushë ta godas. Të njëjtin fat do të ketë edhe arbitri i ndeshjes së sotme”, - ka thënë Ndreca.

Jemi gati në përfundim të pjesës së parë dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, Sllavko Vinçiç ka ndëshkuar disa herë Shqipërinë, ku ka dhënë një karton të verdhë për Migjen Bashen dhe një penallti, me të cilen ishim të pafat.

Pyetja është: A do e rrahe Deda aritrin?

Të fundit