E rrallë/ 10 gra të së njëjtës familje diagnostikohen me kancer (Foto)

Dhjetë gra të së njëjtës familje në Britaninë e Madhe janë përballur me kancerin. Gratë që luftuan dhe mundën sëmundjen vdekjeprurëse i përkasin moshave nga 47 deri në 81 vjeç.

E para që u diagnostikua me kancer gjiri ishte Joyce Ëaite, 78 vjeç. Ajo u prek nga kjo sëmundje në vitin 2002 dhe më pas, me të njëjtin fat u përballën edhe kunatat dhe vajzat e saj.

E dyta që u prek nga kanceri ishte motra e Joyce, Barbara. Ata kanë treguar se kanë qenë gjithmonë të bashkuara, por lufta kundër sëmundjes vdekjeprurëse i ka bashkuar edhe më shumë me njëra-tjetrën.

Ato kanë filluar krijimin e një kalendarei me të gjitha anëtaret e familjes së tyre që janë përballur me kancerin dhe paratë që do të mbledhin nga shitjet do t’i japin për bamirësi. / Fox News/