Flash News

KRYESORE

E rrallë/ Deputeti i PS-së: Mirënjohje kompanisë së kryetarit të Bashkisë

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Kalasë banorët e fshatit Vanë në Bashkinë Delvinë mbetën të izoluar për shkak të shembjes së urës që u mundëson atyre daljen në rrugën nacionale. Tashmë që moti është përmirësuar ka nisur edhe puna për ndërtimin e një ure të re.

Deputeti i PS-së në këtë zonë Alket Hyseni, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se ka nisur puna për ndërtimin e një ure provizore. Hyseni falenderon edhe firmat që sipas tij janë angazhuar për ndërtimin e saj. Mirënjohja e deputetit, siç ka shkruar edhe vëtë, shkon edhe për kompaninë e kryetarit të Bashkisë Delvinë.

Të fundit