Flash News

KRYESORE

E rrallë, lojtari i kërkon arbitrit që ta ndëshkojë me karton

E rrallë, lojtari i kërkon arbitrit që ta ndëshkojë me

Sulmuesi i Valencias Simone Zaza duket se e ka të vështirë të mbajë nën kontroll karakterin e tij. Në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Real Zaragozës, në minutën e 20 të pjesës së parë, Zaza hyri në zonë pasi mori një pasim nga Santi Mina, dhe më pas u rrëzua pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar.

Por arbitri i sfidës Melero Lopez e cilësoi simulim veprimin e Zazës, duke vendosur për vijimin e lojës.

Kjo nuk i pëlqeu sulmuesit italian, i cili iu afrua atij për të protestuar në mënyrën më të veçantë, teksa i kërkoi ndëshkimin me karton të verdhë nga ana e arbitrit.

Të fundit