Flash News

KRYESORE

E rrallë, Mirela Kumbaro flet për shembjen e Teatrit Kombëtar

E rrallë, Mirela Kumbaro flet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Që prej publikimit të lajmit për hartimin e projektligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës, e cila ka në administrim godinën e teatrit, kishte heshtur. Mirela Kumbaro u shfaq në të ashtuquajturën dëgjesë publike së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, por nuk foli. Në takimin në fjalë foli vetëm Veliaj dhe aktorët.

Në vijim të këtij turi, u mbajnë edhe dy të ashtu quajtura dëgjesa të tjera por tek të dyja këto Kumbaro nuk ishte e pranishme. I vetëm përfaqësues i mazhorancës ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës. Po me Erion Veliaj në krah, Kumbaro u shfaq edhe në një prej mbledhjeve të Komisionit parlamentar të Kulturës por ajo u largua prej aty pasi Erion Veliaj braktisi mbledhjen. Edhe në këtë mbledhje Kumbaro nuk foli.

Për heshtjen e ministres së Kulturës, hartuesja e projektligjit që parashikon shembjen e Teatrit, askush nuk jepte një përgjigje. Edhe pse në protestat e përditshme qytetarët dhe artistët i kishin kërkuar të flisnin.

Por ditën e sotme, Kumbaro i ka surprizuar të gjithë teksa është shfaqur në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet projektligjit në fjalë. Në fjalën e mbajtur para deputetëve të këtij Komisioni, Kumbaro ka bërë një rezyme të gjithë situatës për të mbërritur në përfundimin se godina e Teatrit Kombëtar duhet shembur. Por në këtë pikë, nuk kishte interes ajo se çfarë tha Kumbaro, heshtja e saj për gjithë këto ditë tregonte edhe qëndrimin e saj për këtë çështje, rëndësi ka që ministrja më në fund foli./Politiko.al

Të fundit