E rrallë/ Ndiqnin live garën në rrjetet sociale, komentuesit zbulojnë plantacionet e mariuanës (Video+Foto)

Policia e Katalonjës ka sekuestruar dhjetëra bimë mariuhane nga taraca e një ndërtese. Zbulimi i lëndëve narkotike u bë i mundur nga komentetet e disa ndjekësve të vëmendshëm në rrjetet sociale, të cilët vunë re plantacionet ndërkohë që shihnin videot e garës së çiklizmit “Vuelta” në Spanjë, të filmuara nga helikopteri.

Forcat e policisë u drejtuan menjëherë drejt qytetit të Igualadas në veri-perëndim të Spanjës, aty ku ishin edhe plantacionet e mariuhanës të mbjella mbi çati.

“Ne morëm informacione përmes mediave sociale se kishte një plantacion të marijuanës në çatinë e një blloku banesash në Igualada,” tha zëdhënësi i policisë.

“Ne filluam një hetim, i cili është ende në zhvillim e sipër, dhe kemi sekuestruar 40 bimë. Për momentin, nuk ka pasur arrestime.”

https://twitter.com/i/status/1169307861241028609