Flash News

KRYESORE

E rrallë në Gjermani, ultrasit e klubit të futbollit organizojnë varrimin e Leipzigut

E rrallë në Gjermani, ultrasit e klubit të futbollit

Një ngjarje e rrallë, domethënëse dhe njëkohësisht e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Ultrasit e Union Berlinit kanë organizuar funeralin e klubit famëkeq gjerman Leipzig këtë të shtunë.

Tifozët kanë marshuar drejt stadiumit para sfidës së kësaj të shtune kundër Leipzigut, duke mbajtur në dorë një banderolë me mesazhin "Futbolli po vdes në Leipzig".

Ata e kanë problemin te marketingu i shfrenuar që është bërë nga Leipzig, sipas tyre një klub pa identitet, i fryrë artificialisht. Mesazhet përfshinin terma si: "Pjesëmarrje, kultura e tifozit, traditë, emocion, futboll i vërtetë". Pra, ata janë kundër futbollit të sponsorëve.

Tifozët e Union Berlinit sot e lënë të boshatisur sektorin e tyre në stadium deri kur filloi ndeshja dhe qëndruan në heshtje në 15 minutat e para të takimit.

Të fundit