Flash News

KRYESORE

E rrallë në maternitetin e Tiranës, vjen në jetë fëmija me “këmishë”

E rrallë në maternitetin e Tiranës, vjen në jetë

Një fenomen i rrallë ka ndodhur sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ka ardhur në jetë fëmija “me këmishë”, një fenomen që ndodh një në 80 mijë të porsalindur.

Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i shfaqur ende brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.

Sipas besëtytnive, fëmijë të tillë konsiderohen të lindur me shumë fat.

Të fundit