Flash News

KRYESORE

E rritur me këngët e Britney Spears, Rita Ora rikthen këngëtaren në mënyrën më të bukur

Rita Ora është një pre nesh që është rritur me këngët e Britney Spears (flasim për ne të lindurit e `91-`92). Për një këngëtare se Rita, këngët e Britney-t kanë më shumë kuptim sesa për ne si dëgjues e shijues të muzikës. Këngëtarja e hitit "Everytime" e ka frymëzuar Ritën të bëjë muzikë.

Dhë në klipin e saj të fundit "Only You" Rita ka risjellë një skenë nga kënga "Everytime" e Britney-t që bezdiset nga jeta e të qenit e famshme dhe sapo hyn në një lokal të qetë e maskuar, shumë shpejt rrethohet nga ata (paparacët).

Rita Ora, në këtë këngë i drejtohet vetës së saj dhe nuk i këndon një mashkulli. Dy personazhet e klipit që luhen nga Rita Ora, dëshirojnë jetën e njëra-tjetrës. Rita ka një fund më të lumtur duke performuar në një skenë, ku takohet nga versioni tjetër i saj, një kamariere, e cila nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të bëhet e famshme dhe e pasur.

Në një postim në Instastory, Rita pranoi se për këtë është frymëzuar nga Britney:

“Hej Britney Spears, kjo ishte për ty sepse të dua shumë. Ndero ata që të frymëzojnë”.

Të fundit